Evente qe nuk duhen humbur nga sipermarresit e rinj.

startupweekend-logoStartup Weekend:

Është një lëvizje ndërkombëtare e cila ka për qëllim fuqizimin e liderëve të rinj të komunitetit dhe spiërmarrësve të cilët po mësojnë bazat e të ndërtuarit një biznes të suksesshëm. Kjo lëvizje inkurajon individë me prirje lidershipi të organizojnë konkurse në komunitetet e tyre. Konkursi zgjat gjithsej 54 orë. Gjatë këtyre 54 orëve, pjesmarrësit formojnë grupe, ndërtojnë plane biznesi, marrin leksione nga mentorë dhe në ditën e fundit prezantojnë atë ç’kanë arritur përpara një jurie. Çmimet varijojnë nga konkursi në konkurs, në varësi të investimeve dhe partneriteteve që kanë bërë stafet organizative paraprakisht. Mundësitë e pafundme që ofrohen për të njohur njerëz të rinj e bëjnë këtë aktivitet një mundësi që nuk duhet humbur.

Startup Grind:startupgrind

“Misioni i Startup Grind Tirana është të mirëpresë në një forum të ngushtë komunitetin e themeluesve dhe sipërmarrësve që duan të mësojnë nga eksperienca më e mirë e liderëve apo drejtuesve të kompanive të teknologjisë”, thotë Endri Mataj, drejtori rajonal i “Startup Grind”. Sipas tij, qëllimi i “Startup Grind Tirana” është promovimi i komunitetit shqiptar të fushës së teknologjisë dhe sipërmarrjes, për të ndarë eksperienca dhe mendime me homologët e tyre lokalisht dhe në botë.

disrupt_logoTechChrunch Disrupt:

Është një nga konferencat e teknologjisë më të pritura në botë. Kompani nga e gjithë bota marrin pjesë me shpresë se idetë e tyre do të njihen nga një audiencë e gjerë pjesmarrësish ku midis tyre gjenden edhe investitorë potencial. Çdo vit bëhet një përkujdesje dhe seleksionim i madh i personave që do mbajnë fjalime në këtë konferencë kaq prestigjoze. Paralelisht në të njëjtwn kohë me konferencën, zhvillohet edhe “Startup Battlefield”, ku startupe të ndryshme konkurojnë midis tyre me shpresën se do t’u jepet mundësia të prezantojnë biznesin e tyre para të gjithë pjesmarrësve.

Wired Business Conference:1027_649_320

Event i cili tërheq emra të mëdhenj nga fusha e biznesit, “Weird Business Conference”, mbledh në një sallë të vetme disa nga mendimtarët dhe inovatorët më të mëdhenj të momentit në botë. Një mundësi që nuk duhet humbur nëse do të bësh vlerësime të ideve të tua të biznesit dhe të marrësh “feedback” nga mendimtarë të shquar dhe sipërmarrës serial të klasit botëror.