Mënyra për të bërë para të shpejta

 

sicethepie.jpgSondazhet online

Një mënyrë mjaft e famshme për të bërë para për studentët janë sondazhet online. Ka adresa që do ju paguajnë për t’i plotesuar këto sondazhe. Plotësoni sondazhet që ju kërkohen dhe paguheni 5$! Disa uebsajte të mira për t’u provuar janë: “Toluna”, “Vivatic”, “MySurvey”, “OnePoll”, “SurveyBods”, “The Opinion Panel”, “Valued Opinions”, “YouGov”, “iPoll”, “Global Test Market”, “Hiving”, “PanelBase”, “Harris Poll”,”Opinion Outpost”, “Mind Mover”, “Pinecone”, “IPSOS”, “New Vista”.

Pagesë për të kërkuar “web”-in

Kjo është një mënyrë mjaft e lehtë për të bëre para pa u lodhur shumë. Kjo ishte një ide e “Qmee.com”. Sa herë që ju klikoni në google, yahoo ose bing, “Qmee” ju shpërblen me një pagesë të vogël. Thjesht instaloni një shtesë në browserin tuaj dhe jeni gati! Çdo anëtar i “Qmee” ka një shpërblim parash të ngjitur dhe në qoftë se doni të tërhiqni lekët shtypni “collect your reward”. Këto para gjithashtu mund t’i çoni për bamirësi.

Vlerësimi i uebsajteve dhe aplikacioneve

Si përdorues të shumtë të internetit, një mundesi mjaftë e mirë për të mbledhur para do të ishte kjo mënyrë. “Usertesting.org” është një platformë e cila paguan çdo person, i cili bën “review” uebsajte të ndryshme. Pagesa varjon diku mes 5-10$.Website-Review.jpg

Krijoni uebsajtin tuaj

Nësë jeni i zoti në programim, ju mund të krijoni një website. Por mund të krijoni faqe pa përdorur asnjë rresht kod, si psh wordpress etj. Uebsajti mund të ketë lidhje me diçka që ju e keni pasion ose mund të shërbejë për shitje të produkteve online. Në sajë të shikueshmërise që ka uebsajti juaj, ju shpërbleheni me një shumë parash.

Vlerësimi i muzikës

Nëse jeni të dashuruar me muzikën atëherë ktheheni atë në biznesin tuaj. “Slicethepie” pauguan çdo muaj personat të cilët vlerësojnë banda muzikore ose artistë të cilët nuk kanë gjetur një shtëpi diskografike për të firmosur. Duhet kohë që të arrini reputacionin e duhur, por disa përdorues kanë thëne se arrijnë ë fitojne deri në 40$ në muaj.

Bli dhe shit emra “Domain”-esh

Domain names and internet concept

“Domain” quhet emri i adresës si psh. “laboremus.news”, “facebook.com” etj. Ju mund t’i blini këto “domain”-e dhe mund t’ju kushtojë 4$ të rregjistroheni me “godaddy.com” ose “123-reg.co.uk”. Gjithashtu emrat e “domain”-eve mund të kapin vlerat 2000$ dhe shumë më shumë. Duhet të gjeni “domain”-e që kanë emër të mirë reklamimi dhe t’i nxirrni në shitje në site si “sedo.com”.

Video “YouTube”-i

Siaps disa statistikave të fundit, ne shikojme më shume video në youtube sesa kërkojmë në google. Falë “Youtube Partner Program” ju mund të fitoni para duke “edit”-uar dhe “upload”-uar video të ndryshme. Ju do të merrni një përqindje të mbledhur nga reklamat për çdo 1000 shikime.