Si mund të sëmuresh më lehtë në dimër?

a) Duke veshur shall
b) Duke vrapuar me gojën hapur
c) Duke marrë frymë me hundë

10858439_868479533214949_1972060181976190524_n

Përgjigja: Duke vrapuar me gojë hapur.

Ne prekemi çdo dimër nga rreth 3-5 lloje virusesh. Është sezoni më i përshtatshëm për to, duke qenë se në temperaturën 28-30 gradë krijohen kushtet e nevojshme për shumëfishimin e tyre.

Nëse të duhet të vraposh për të kapur autobuzin dhe temperatura jashtë është 5 gradë, ajri që merret nëpërmjet gojës nuk ka kohë mjaftueshëm për t’u ngrohur. Ajri pra hyn në trup në temperaturen ideale për shumëfishimin e viruseve. Kur ajri kalon nëpër sistemin nazal të frymëmarrjes, ai ka kohë mjaftueshëm për të arritur temperaturën e trupit, e cila është tepër e nxehtë për zhvillimin e viruseve. Kjo është edhe arsyeja se përse të veshurit e një shalli rreth qafës dhe pjesës së poshtme të fytyrës do të ulte rrezikun e infeksioneve. Në fund të fundit këshillat e gjysheve duhen zbatuar me rigorizitet. Është provuar shkencërisht që pas tyre fshihet një menëuri konvencionale.

Temperatura është gjithashtu e nevojshme në rastet e infeksioneve, duke qenë se është një mekanizëm mbrojtës. Në temperaturat 38 ose 39 gradë, viruset janë më pak aktive. Kjo është dhe arsyeja pse ne nuk ftohemi (shpesh) gjatë verës ose në periudha të ngrohta, edhe pse viruset janë të pranishme. Në fakt ato mund t’i gjejmë në çdo periudhë të vitit në trupin tonë, megjithëse rrallëherë aktivizohen. Njihen rreth 150 lloje virusesh si: rinoviruset , adenoviruset dhe lloje të tjera virusesh të frymëmarrjes, të cilat janë duke pritur me padurim të gjejnë mjedisin ideal për shumëfishim. Ato riprodhohen, në sasi të mëdha ose jo, dhe simptomat janë po ato. Ndonëse, me shumë mundësi, pas çdo infeksioni kemi një imunitet të përkohëshem, gjithmonë do të ketë viruse të reja të cilët janë në gjendje pritjeje. Viruset varen edhe nga klima, temperatura si edhe përqëndrimi i popullatës. Transporti publik është gjithashtu jashtë mase i rekomandueshem nëse dëshiron të sëmuresh. Përveç kësaj, këto viruse janë tepër ngjitëse. Ato transmetohen nëpërmjet ajrit ose kontaktit me një sipërfaqe të ndotur. Viruset e frymëmarrjes mund të mbijetojnë 30 minuta në lekurë, 7 orë nëpër sipërfaqe dhe 40 minuta në një pallto.

Kompanitë farmaceutike nuk i kanë kushtuar vëmendjen e nevojshme problemit të viruseve, le të themi deri në fillimin e periudhës së përballjes me HIV, virus i cili ka shtyrë kërkimet masive kundra sëmundjeve antivirale. Sot shkencëtarët janë në përpjekje për deshifrimin e viruseve të frymëmarrjes. Vështirësia qëndron në shumëllojshmërinë e tyre.

Marrë nga pyetjet e përjavëshme të “Ecole polytechnique fédérale de Lausanne (EPFL)”, shkolla politeknike federale e Lozanës