Space X, duke synuar të ardhmen, dhe Marsin

Më 8 Prill 2016, për disa minuta, vëmendja e miliona njerëzve u fokusua në Cape Canaveral, Florida, dhe po e gjithë kjo vëmendje më pas u zhvendos disa qindra milje më larg, në Oqeanin Atlantik.

Arsyeja e gjithë kësaj, ishte lëshimi i një rrakete kozmike nga ana e “Space X”, me një ngarkese relativisht të rëndë mu në  zemër të hapsirës, dhe më pas përpjekja historike për ta kthyer rraketën shtytëse të fazës së parë të quajtur “Falcon 9” të padëmtuar në tokë. Siç u raportua gjërësisht nga gati çdo medium që trasmeton informacion në planet, “Falcon 9”, kreu një ulje të suksesshme në platformën e anijes pa pilot të “Space X-it” në Oqeanin Atlantik.

Po ku është risia deri këtu?

Së pari, të arrish të sjellësh të padëmtuar pjesën mekanike më të shtrejtë të një rrakete kozmike të jep mundësinë ta ripërdorësh më shumë se një herë duke ulur në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për të shkuar në hapsirë. Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që tentohet kthimi në tokë i një “Falcon 9”. Po të kthehemi prapa në kohë, kemi disa tentativa të dështuara, por në dhjetor të 2015, “Space X” pati arritur të kthejë të padëmtuar një shtytës tjetër “Falcon 9” në të njëjtin vend ku ishte më parë lëshuar, në një nga platformat në Cape Canaveral.

Megjithatë, efikasiteti i këtyre shtytësave të ripërdorur mbetet  për t’u parë, edhe pse teorikisht ideja është mjaft e mirë. Përdorimi i tyre do të ulte në mënyrë drastike kostot e lëshimit. Po ta mendojmë, kosto e ndërtimit të një shtytësi të vetëm Falcon 9 përllogaritet rreth 60 milion dollarë amerikan, ndërsa funizimi me karburant kushton vetem disa qindra dollarë. Pra përfitimet janë të dukshme. Edhe në rast se do të duhej të ri-investohej disa miliona dollarë  për rregullimin nga ana mekanike të shtytsave “Falcon 9” të rikthyer në tokë, përsëri kursimet do të ishin të mëdha.

Tanimë, edhe me një ulje të suksesshme jo më vetëm në tokë, por edhe në mes të oqeanit, “SpaceX” po i mbulon dalëngadalë të gjitha opsionet duke rritur në këtë mënyrë efikasitetin dhe duke ulur në mënyrë jashtëzakonisht të ndjeshme kostot.

Po ku qëndron vizioni i gjithë kësaj nisme?

Siç Elon Musk, drejtori i kompanisë hapsinore “Space X”, dhe kolegët e tij janë shprehur, ulja e kostos së lëshimit në hapisrë për njësi është diçka shumë e rëndësishme, e cila do të mundësonte njerëzimin të eksplornte më tej dhe ta shfrytëzonte Sistemin Diellor në dobinë e tij.

Ato shtojnë se, edhe nëse ne arrijmë të bëhemi banorë model të tokës brenda natës, dhe të zvogëlojmë rritjen e  popullsisë, të kthejmë prapa ndryshimin kilmatik, ndotjen apo speciet e zhdukura – përsëri ne jetojmë në një planet që endet nepër kozmos, gjë që e bën jashtëzakonisht të vështirë ekzistencën tonë afat-gjatë si specie në mungesë të një plani rezervë. Plani më i mirë rezevë që mund të bëjmë është të mësojmë si të jetojmë jashtë botës sonë.

Për ta realizuar këtë ka shumë mënyra, thjesht ne nuk dimë ende kush është ajo më e mira.

Duhet që ne të krijojmë koloni njerëzish në hapsirë? Duhet të shkojmë në Hënë? Apo, ndoshta në Mars?

Marsi si planet ka një joshje të veçantë për shumë njerëz; Elon Musk nuk bën përjashtim, duke ndërtuar “SpaceX-in” pikërisht për ta përmbushur këtë qëllim; të krijojë një urë për në planetin e katërt. Por përveç vështirësive që hasen gjatë trasportimit të paisjeve dhe njerëzve nga Toka për në Mars, që duhet thënë se janë të shumta, vetë Marsi si planet është pak i ndërlikuar. Planeti i Kuq mund të jetë një planet më i vogël se i joni, me një fushë gravitacionale më të butë, por gjithashtu ka dhe një atmosferë më të hollë, gjë që e bën uljen e anijeve kozimike të vështirë duke qenë se forcat e rezistencës janë disa herë më të vogla se në tokë dhe anijet kozmike e kanë goxha të vështirë të ulin shpejtësinë.

Por e ardhmja duket premtuese. Robotë të vegjël dhe roverët po shtyjnë akoma më tujte limitet e asaj që ne mund të çojmë në sipërfaqen marsiane të paprekur. Çfarë është me të vërtetë e nevojshme, është ndërtimi i një anije kozmike që mund të mbajë me qindra ton paisje dhe materiale dhe që ka aftësinë të ulet edhe në kushtet e veshtira që shfaq Planeti i Kuq… Pikërisht për këtë po përpiqet “Space X”!!!