Malala Yousafzai

Të ngremë zërin për padrejtësitë që na shqetësojnë është diçka krejtësisht normale për ne, apo jo? Është normale, sepse edhe nëse e bëjme, askush nuk do të na gjykonte, askush nuk do të na ndalonte. Ka të tjerë, që e ngrenë zërin edhe atëherë kur ndoshta, kjo ngritje zëri mund t’i kushtojë jetën. Një prej këtyre është Malala, vajza që ngriti zërin për të drejtat e saj, vajza që i shpëtoi sulmit taleban.

malala-yousafzai-ftr

“E dija se kisha dy mundësi zgjedhjeje. Njëra ishte që të heshtja dhe të prisja të më vrisnin. E dyta, ishte që të ngrija zërin e pastaj të më vrisnin.”

Malala lindi më 12 korrik 1997, në Mingora, Pakistan. Babai i saj ishte ai që e shtyu drejt kësaj rruge, ai që e drejtoi drejt asaj që eshtë sot. Ajo filloi të aktivizohej me mbrojtjen e të drejtave të femrave që në moshen 11 vjeçare. Pas një jete të qetë e të bukur, rrethanat papritmas ndryshuan. Shkollat u mbyllën, u shkatërruan, duke shkatërruar edhe ëndrrat e fëmijëve, duke ua vjedhur atë të drejtë bazike që kishin. Ndërkohë që njerëzit kishin frikë të dilnin nga dyert e shtëpive, Malala nuk u tremb. Ajo vijoi të mbante fjalime për t’i inkurajuar sadopak njerëzit përreth saj. Ndërkohë që ndikimi i talebanëve sa vinte e rritej, ashtu rritej dhe forcohej edhe ambicia e Malalës.

Ajo nuk u dorëzua kurrë. Kërcënimet sa vinin e shtoheshin: nga ato në rrjete sociale kaluan në letra poshtë derës, deri ne pasditen e 9 tetorit 2012. Pas një provimi në shkollë, Malala po kthehej për në shtëpi. Papritur autobusi ndalon dhe në të hyn një burrë i armatosur që pyet: “Kush eshtë Malala Yousafzai këtu?” Plumbi godet pjesën e majtë të ballit të Malalës, duke i kaluar nën lekurën e fytyrës e deri në shpatull. U plagosën dhe dy shoqe të saj, por jo në gjendjen e Malalës. Ajo qëndroi në gjendje kome per 72 orë dhe pati dëmtime fizike të rënda, por as kjo gjë nuk e ndaloi dot atë.

IMAGEN-12295566-2

Malala Yousafzai e ngriti botën në këmbë. Ajo u tërhoqi vëmendjen të gjithëve, të varfër apo të pasur, të vegjël apo të mëdhenj. Në emër të Malalës, i dërguari i posaçëm për arsimimin global i OKB-së nisi një peticion, duke i bërë thirrje shteteve të anëtare t’i përkushtoheshin sërish “Millenium Development Goal 2”, që premton arsimimin fillor të të gjithë fëmijëve në botë. E para që firmosi ishte Malala, që u ndoq nga 3 milion firma të tjera, gjë që nxiti Pakistanin të bënte një projekt-ligj për të drejtën e shkollimit. Ajo gjithashtu krijoi “Malala Fund”, fond që “lufton” për të drejtën e femrave për t’u arsimuar.

Ajo preku zemrat e miliona njerëzve. Ajo zgjoi tek shumë njerëz deshirën e haruar për të ndihmuar sado pak për një botë më të mirë. Ja ç’do të thotë të kesh ambicie. Ja ç’do të thotë të luftosh me ç’të mundesh dhe atëherë kur duket se nuk ke më shpresë. Ja ç’do të thotë të kesh një zemër kaq të pastër e të butë njëkohësisht me një karakter tepër të fortë. Malala Yousafzai është një frymëzim i vërtetë.