Përfito nga të mirat e çokollatës së zezë

Mbërritja e dimrit të ftohtë është diçka sa e bukur aq edhe shqëtesuese. Në një krah kemi gëzimin e festave dhe kënaqësinë e pafundme që ndjejmë kur ngrohemi pranë zjarrit bubulak, e nga ana tjetër, me keqardhje jua them, “gripi është nëpër këmbë”! Por si mund ta kalojmë këtë sezon të ftohtë pa u shqetësuar e për më tepër pa përmendur fjalën “ilaç”? Mendoj se mund t’ju vijë në ndihmë me diçka fare të thjeshtë e për më tepër TË SHIJSHME!

Çokollata e zezë. Shumë nga ju do të më kundërshtonin për këtë zgjedhje, por më besoni, rezultatet janë përtej të kënaqshmes. Ështe folur shumë për të mirat shëndetësore që mund të përfitojmë nga çokollata e zezë. E mbushur me kimikate të shëndetshme si flavonoidi dhe theobromina, kjo bimë është plumb vrasës i shumë sëmundjeve.

Hulumtues nga Universiteti i Kopenhages kanë zbuluar se çokollata e zezë është shumë më ngopëse se sa shoqet e saja jo aq të zeza, ndryshe, çokollatat me pak përqindje kakao.

Kështu pra të kënaqesh me pak çokollatë të zezë jo vetëm që ndihmon lehtë për të mos kaluar sasinë e rekomanduar për një shëndet optimal, por edhe ta bëjë më të lehtë rrugën tënde drejt një diete të shëndetshme.

Të gjithë do ta deshironim një copë cokollate në momentet tona më stresuese, është e vërtetë. Lejomëni t’ju them se në cdo rast ankthi apo stresi që të gjendeni, bëjeni çokollatën miken tuaj më të mirë. Besomëni se do të ndiheni më mirë dhe të relaksuar. Nivelet e hormonit stresues zvogëlohen dukshëm dhe efektet metabolike të stresit zbuten pjeserisht. Kur je në këto situata, më mirë të fusësh ne organizëm një copë çokollatë të zezë në vend të ndonjë kupe akullore!

Duhet t’i besoni çokollatës jo vetëm gjatë ditëve të ftohta të dimrit, kur ju vjen në ndihmë me një filxhan te nxehtë e të ngrohtë, por edhe gjatë verës. Mendohet se çokollata e zëzë mbron lëkurën tonë nga rrezet e dëmshme të diellit, duke rritur kështu hidratimin e lëkurës dhe duke ulur gjasat për të marrë kancer në lëkurë, apo thjesht një djegie në plazh.

Mos nguro të marresh me vete një kuti çokollatash kur je në shkollë! Sipas studimeve çokollata rrit ndjeshëm inteligjencën dhe e bën njeriun më të fokusuar në punën që po kryen. Një hulumtues nga Universiteti i Notingham-it ka zbuluar se të pish nje kakao të nxehtë të pasur me flavonols i jep shtytje qarkullimit të gjakut tek vendet më kryesore në tru, gjë që përmirëson performancën dhe vigjilencën për një kohë të shkurtër.

Një nga fushat kryesore të hulumtimeve të çokollatës është përqëndruar në dobitë dhe efektet në sëmundjet kardiovaskulare. Çokollata është burim i pasur me antioksidues flavonoid që janë veçanërisht të rëndësishëm në mbrojtjen kundër dëmit të arterieve. Flavonoidët e çokollatës parandalojnë ngjitjen e trombociteve të gjakut nga e cila mund të shkaktohet mpiksja e gjakut. Sikundër yndyrnave të ngopura që gjenden në mish dhe prodhime qumshti, yndyrnat e ngopura në çokollatë nuk rrisin nivelet e kolesterinës. Çokollata gjithashtu ofron shumë sasi të argininës, një aminoacid që kërkohet në prodhimin e oksidit nitrik. Oksidi nitrik ndihmon në rregullimin e rrjedhës së gjakut, inflamacionit dhe shtypjes së gjakut.

Teksa çokollata lidhet me shumë të mira shëndetësore, më duhet t’ju lajmërojë se cdo gjë që konsumohet në tepricë është e dëmshme për organizmin tonë. Bëni kujdes dhe qëndroni të shëndetshëm!