Vegjetarizmi dhe veganët

Çdo ditë po dëgjojmë  akoma dhe më shumë të përmenden termat si vegjetarian, vegan, vegjetarizëm, por të paktë janë ata që e dinë ndryshimin mdis këtyre termave, pasi ato janë koncepte të reja ne vendin tonë.

Të qenit vegjetarian do të thotë që konsumimi I mishit është zero. Kjo mënyrë jetese mund të vijë nga arsye të ndryshme;  disa mendojnë se është e gabuar të vrasësh kafshët, të tjerët mendojnë se është e dëmshme të hash mish jo vetëm për shëndetin tonë, por edhe për botën dhe për shkak të fesë e cila e ndalon konsumimin e mishit. Jo vetëm kaq, por dhe motive të tjera si ato që lidhen me shëndetin, mjedisin, kulturën, ekonomin apo preferencat personale cojnë në një dietë vegjetariane.

Përvec vegjetarizmit kemi dhe nje mënyrë tjetër të jetuari që njihet si veganizmi, I cili është një dietë shumë herë më strikte se ajo vegjetariane. Shumë njerëz kthehen ne veganë sepse ato nuk pajtohen me idenë se si trajtohen kafshët nëpër ferma dhe të gjitha arsyet që kanë vegjetarianët. Shumë veganë e praktikojnë këtë menyrë jetese jo vetëm në dietën e tyre ushqimore, por dhe në mënyrën e të veshurit dhe përdorimit të produkteve ne jetën e përditshme. Disa prej tyre nuk përdorin produkte të tjera jo ushqimore që vijnë nga kafshët si, leshin, lëkurën, pendët apo dhe perlat. Ata mundohen t’I shmangen gjithashtu dhe produkteve që janë testuar te kafshët dhe shumë herë janë pikërisht këta njerëz që hapin shoqata për të drejtat e kafshëve apo fushata për mbrojtjen e tyre.

Të qenit vegan do të thotë që të mos konsumosh as produktet që vijnë nga kafshët sic janë djathi, qumështi, kosi, mjalti apo dhe produkte që në përbërje të tyre kanë ndonjë nga këto produkte. Kemi dhe dy tipe të tjera të veganizmit të cilat janë ato më ekstremet; ata nuk konsumojnë ushqimet e gatuara ose hajnë vetëm fruta të cilat mund t’I vjelësh pa dëmtuar apo vrarë bimën.

Mendohet se të jetuarit në këto dy mënyra nuk janë aspak të shëndetshme për njeriun pasi nuk merren të gjitha vlerat ushqyese vecantërisht proteinat të cilat I marrim nga mishi. Por kjo nuk do të thotë që keto vlera ushqimore nuk merren nga ushqimet e tjera, qofshin ato dhe bimore. Gjithashtu shfaqen mungesa hekuri dhe zinku te vegjetarianët ndërsa te veganët vihet re dhe mungesa e vitaminës B12.

Pavarësisht këtyre, ata që ndjekin dietën vegjetariane kanë më pak presima për tu bërë obez sepse marrin ushqime që përmbajnë më pak kalori dhe ushqime që të japin ndjesinë e të ngopurit sic janë frutat dhe perimet. Duke mos patur asnjëherë probleme me peshën e tyre trupore, ata kanë më pak rrezik që të preken nga sëmundjet si: ataku kardiak, presioni I lartë I gjakut, diabeti dhe lloje të ndryshme te kancerit.

Dietat vegjetariane të planifikuara mirë janë shumë të shëndetshme dhe parandalojnë sëmundjet kronike. Pra mund të themi që avantazhet janë më të mëdha se disavantazhet prandaj pak nga pak duhet t’I largohemi mishit dhe t’I themi “Përshëndetje” dietës vegjetariane.