Rripi i zi 600 pikë në Universitet ?!

A mundet vërtet rripi juaj i zi t’ju ndihmojë të arrini kolegjin që ju dëshironi? Gazeta Laboremus ka vendosur të kërkojë mendim nga një ekspert i kësaj fushe . Rezultati serviret me anë të disa këshillave të shkëlqyera për aplikantët që kërkojnë të shkojnë në kolegj se si të paraqesin artet marciale, veten e tyre dhe arritjet e tyre në procesin e pranimit kolegj. Leo Kapri është mjeshtri i arteve marciale (tae kwon do) në “Top gym sport” prej të cilit kemi marrë disa këshilla sesi ne mund të përkthejmë arritjet tona në kredite në universitet!

Sa e përhapur është që një aplikant të listojë “rripin e zi”, si një arritje?

Ne shohim shumë aplikantë të cilët listojnë “rripin e zi” si një arritje. Megjithatë, ajo që të veçon nga të tjerët është niveli i detajeve që ofrohen dhe sa arritje secili kandidat ka .

A konsiderohen artet marciale si një aktivitet i mirë jashtëshkollor në lidhje me aplikimin e një studenti? Apo disa e konsiderojnë atë si “të dhunshëm”?!

Të trajnohesh në arte marciale nuk konsiderohet si diçka e dhunshme nga ana e zyrave të pranimit  dhe ne jemi të vetëdijshëm se të trajnohesh në artet marciale është edhe një aktivitet i shkëlqyer fizik i cili  mund të përmirësojë performancën akademike. Dhe zyrat e pranimit të universiteteve i shohin artet marciale si një aktivitet të shkëlqyer ekstrakurrikular.

Si munden zyrat e pranimit të vërtetojnë ose të mesojne në lidhje me arte të ndryshme marciale, apo shkallëve të ndryshme të rripit të zi?

Ashtu si në shumë aktivitete ekstrakurrikulare, klube, dhe konkurse, ne mësojmë në lidhje me trajnimin e arteve marciale dhe arritjet nga aplikuesi. Aplikanti duhet të supozojë se lexuesi nuk di asgjë për zbatimin dhe mënyrën e trajnimit në arte marciale. Është përgjegjësi e atyre që aplikojnë, për të dhënë informacion të detajuar rreth personit të tyre ,trajnimit dhe nivelin e arritjeve, të cilat  ndryshojnë nga aplikuesi në aplikues, gjithashtu dhe aktivitetet jashtëshkollore individuale të tilla si trajnimi arteve marciale mund të bëj ndryshim . Niveli i detajeve në lidhje me trajnimet në artet marciale dhe arritjet do të ndihmojnë për te rritur mundësinë e tyre për t’u pranuar.

Unë kam dëgjuar se duhet të ketë shumë aktivitete të ndryshme jashtëshkollore në aplikimin tim për ta bërë atë të duket më mirë. Kam bërë shumë aktivitete të ndryshme, por nuk mund të ushtrojë artet marciale sa herë që unë dua – por dua që aplikimi im të duket sa më i plotë. A jam unë duke bërë gjënë e duhur, mbi aktivitetet?

Ne shohim një shumëllojshmëri të kandidatëve, duke përfshirë ata që janë të përfshirë në shumë aktivitete të ndryshme dhe ata që i janë përkushtuar një aktiviteti. Për disa universitete, cilësia e programit apo aktivitetit është një faktor kyç në procesin e pranimit dhe do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në shqyrtimin e aplikimit. Studenti i cili fiton nga aktivitetet apo thjesht merr pjesë në aktivitete të ndryshme, radikalisht ndryshon nga ai i cili i kushton një sasi të konsiderueshme të kohës. Këta studentë kanë fituar një nivel të lartë në kuadër të sportit, klubit apo punës së tyre vullnetare. Nëse një aplikant i kushton kohë vetëm një aktiviteti, është e rendësishme që aplikanti të kuptojë se si do të përcillet kjo në procesin e tyre të pranimit.

Ka shumë veta të cilët e praktikojnë artin marcial! Si mundem une të bëj që “rripi im i zi” të dallohet nga turma?

Çdo aplikant është individ unik dhe kështu janë eksperiencat e tyre të jetës. Aplikantët mund të arrijnë të evidentojnë arritjet e tyre nga turma me ane të eseve ose deklaratave personale. Më duket veçanërisht e dobishme kur një aplikant flet për sfidat me të cilat është përballur në trajnimin e tij apo mundësitë që kanë lindur si rezultat i trajnimit që ka kryer. Cili është reagimi i tyre ndaj sfidave? Si i vendos në zbatim aplikanti aftësitë e tij në arte marciale, jashtë tapetit ose palestrës!

Faleminderit Profesor Leo Kapri për ndarjen e këshilla dhe eksperiencës me gazetën “Laboremus”!