Nese do te jetonim ne nje nga henat e Plutonit, ne do te …

a)Do të na duhej të mësoheshim të jetonim në errësirë totale.
b) Do të mund ta shihnim djellin vetem 1 ditë për 45 vite.
c)Do të mos ishim asnjëherë në gjendje të parashikonim se kur do të lindte djelli.

pluto.jpg

Përgjigja: Do të mos ishim asnjëherë në gjendje të parashikonim se kur do të lindte djelli. Ne jo vetëm që nuk do të ishim në gjendje të parashikonim se “kur”, por gjithashtu dhe “ku”. Duke qenë se të paktën dy nga hënat e Plutonit, Nix dhe Hydra, rrotullohen në mënyrë totalisht të paparashikueshme. Këto dy satellitë nuk janë formë sferike por vezake, kështu që ato ndrryshojë në mënyrë konstante drejtimin e lëvizjes. Kjo do të thotë që ato nuk trregojnë vazhdimisht të njëjtën anë të sipërfaqjes drejt diellit. Kjo është ajo ç’farë kërkuesit e NASA kanë treguar nëpërmjet një studimi të kohëve të fundit, të bazuar mbi imazhet e teleskopit hapsinor “Hubble”. Këto lëizje kaotike dhe të pazakonta në sistemin tonë diellor, induktohen nga forcat gravitacionale, komplese dhe të paqëndrrueshme që vihen në punë në afërsi të Plutonit, i cili në vetvete është një objekt i pazakontë në shumë aspekte. I identifikuar si trupi i pare “transneptunian” në 1930, Plutoni humbi statusin si planeti I 9-të në sistemin tonë djellor. Tani ai klasifikohet si një nga planetët e vegjël bashkë me Eris, Makemae dhe Haumea. Kur flitet për Plutonit, astrofizikantët nuk flasin për të si një objekt të vetëm të izoluar, por si një sistem binar. Forcat që kanë një rol rezultojë të jenë një bashkim midis Plutonit dhe një prej satelitëve të tij, Charon. Ai ka një diametër sa gjysma e Plutonit dhe masë sa 1/9 e këtij planeti. Pasoja më e madhe e gjithë kesaj është se qëndra e gravitetit të këtij sistemi binar, nuk është midis dy objekteve më të mëdha si në rastin e Tokes me Hënën. Por qëndra e gravitetit bie midis Plutonit dhe Charon. Ky është një lloji planeti i “dyfishtë”, rreth të cilit janë identifikuar 4 hëna të tjera të vogla : Nix, Hydra, Kerberos dhe Styx. Për shkak të rrotullimeve të shpejta, Pluto dhe Charon shkaktojnë turbullira të mëdha dhe luhatje në forcat gravitacionale që ato ushtrojnë mbi hënat e tjera, si rrjedhim shkaktojnë lëvizje kaotike të tyren. Gjithësesi, studimi i NASA trregoi se ka dhe rregull midis kaosit. Specifikisht, në trajektoret orbitale të tre satelitëve më të vegjël pra : Nix, Styx dhe Hydra, ato janë të sinkronizuar ndërmjet tyre. Kjo do të thotë që, gjatë kohës që Styx kryen një rrotullim të plot rreth çiftit Pluto-Charon, Hydra do të arrijë të kryejë këtë rrotullim tri herë.

s3-1024.jpg