10 Universitet më të mira në botë 2016-2017

Në ditët e sotme kemi mundësine për të zgjedhur se ku duam të vazhdojmë studimet, duke filluar që nga Shqipëria e deri në shtete të Evropës, ShBA-së apo edhe më tej. Mundësitë janë të panumërta, por e gjithë kjo varet nga rangu, pritshmeritë e universitetit dhe sa ju arrini t’i plotësoni ato. Sa më i lartë rangu dhe niveli i universitetit, aq më e vështirë bëhet të pranohesh aty. Megjithatë, një punë e zellshme përgjatë viteve do ja vlente për të arritur një nga 10 universitetet më të mira në botë, të cilat për vitet 2016 në bazë të QS Ëorld University Rankings® janë:

1. Massachusetts Institute of Technology
MIT zë vendin e parë, duke bërë kështu 5 vjet radhazi që kryeson në saje te në sajë të reputacionit të tij të fortë ndërkombëtar, hulumtimit me ndikim tejet të madh dhe raportit të mirë të fakultetit me studentët.

2. Stanford University
Stanford, nje tjeter universitet amerikan i ndodhur ne zemer te Silicon Valley ne Kaliforni udheheq ne Amerike dhe jo vetem. Njihet per lidhjen e forte me Silicon Valley dhe si një nga universitetet drejtuese ne hulumtime e studime te ndryshme. Fushat e ekselences variojne nga shkencat humane deri tek inxhiniera.

3. Harvard University
Pothuajse te gjithe e kemi degjuar te pakten nje here Harvard-in, duke qene se prej vitesh eshte ne dhjeteshen e universiteteve me te mire ne bote, madje edhe duke drejtuar ne vend te pare per 5 vjet. Për studentët të cilët janë të gatshem për të hetuar çështjet më të mëdha të shekullit të 21, Harvard ofron një përvojë të pashembullt studentore dhe një program bujar për ndihmën financiare, me mbi 160 milionë $ për t’ua ofruar më shumë se 60% te studentëve te tyre.

4. University of Cambridge
Vendin e katërt e zë një universitet, tani jo më amerikan, por i Britanisë së madhe, madje një nga më të vjetrit në botë. Reputacioni i tij per arritjet e shquara akademike është i njohur në mbarë botën dhe pasqyron arritjet intelektuale të studentëve të tij. Gjithashtu njihen dhe hulumtimet e klasit botëror të stafit të universitetit.

5. California Insitute of Technology (Caltech)
Misioni i Institutit të Teknologjisë në Kaliforni është për të zgjeruar njohuritë e njeriut dhe të shoqërisë duke përfituar përmes hulumtimeve të integruara me arsimin. Universiteti investigon ceshtjet dhe problemet me sfiduese te shkences dhe teknologjise ne nje atmosfere nderdisiplinore, ne te njejten kohe duke edukuar nxenesit te behen anetare me kreativ te shoqerise.

6. University of Oxford
Si një qendër e njohur ndërkombëtarisht për mësimdhënie dhe hulumtim, Oxford tërheq studentë dhe studiues nga e gjithë bota, me pothuajse një të katërtën e nxënësve nga jashtë. Më shumë se 130 kombësi janë të përfaqësuara në mesin e popullatës studentore prej mbi 18,000.

7. University College London (UCL)
UCL është një nga universitetet kryesore të botës, i themeluar në Londër për të hapur arsimin për të gjithë në kushte të barabarta. Gjithashtu, është shtëpia e qendrave të ekselencës, mësimdhënies në lëndët nga mjekësia në gjuhë, nga ligji në inxhinieri dhe nga historia në astrofizikë. Inkurajohet studimi ndërdisiplinor dhe besimi se të gjitha fushat mund të ndërlidhen e informojne njëra-tjetrën.

8. ETH Zurich- Sëiss Federal Insitute of Technology
As ne ShBA dhe as në Britaninë e Madhe, kësaj radhe vendin e tetë e zë një universitet ne Zvicër. Vazhdimisht i renditur si universiteti më i mirë I Evropës kontinentale, ETG Zurich është një lojtar kryesor në edukimin në Zvicër dhe në mbare botën. 16 departamentet e ETH Zurich ofrojne Bachelor, Master dhe programe doktorature ne inxhinieri dhe shkencat natyrore. Gjuha e mësimit në programet Bachelor është gjermane, ndërsa gjuha angleze është gjuhë e përbashkët për nivelin universitar.

9. Imperial College London
Imperial College në Londër është një universitet lider botëror, reputacioni për përsosmëri në mësimdhënie i të cilit tërheq studentë dhe staf te cilësise më të lartë nderkombëtare.

10. University of Chicago
Një nga më të mirët, Universiteti i Cikagos ka nxitur mënyra të reja të mendimit që prej themelimit të tij në 1980. Sot, ai është një destinacion intelektual i cili tërheq studentë të frymëzuar në “Hyde Park-un” e tyre, duke e mbajtur universitetin ne vargun e ideve të cilat sfidojnë dhe ndryshojnë botën.

Referncat:
http://www.topuniversities.com/university-rankings/world-university-rankings/2016
Po ashtu, edhe faqet e internetit te universiteteve perkatese.