Aktivitetet sportive që lam pas

Viti kaluar ishte për shkollën tonë një sukses i vertetë. Jo vetëm nëpërmjet ndeshjeve që u zhvilluan mes klasave brenda për brenda mureve të shkolles sonë, por edhe jashtë tyre duke korrur sukses mes sportistëve më të mirë të gjimnazeve në vendin tonë.
Të kthehemi pas në muajn maj.
“Harry Fultz” kampion përsëri në basketboll për djem. Pas suksesit që pati në kupën Rinia ndërmjet shkollave të mesme, skuadra e djemve të basketbollit del përsëri KAMPIONE në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës. Mes 16 shkollave të mesme të qytetit, “Harry Fultz” ja doli të ngrinte edhe njëherë kupën mes shumë tifozëve të mbledhur në parkun e qytetit, duke vazhduar kështu traditën shumë-vjeçare të sportit në shkollën tonë. Një meritë të veçantë ka trajneri i ekipit Ilir Gusho (shefi i Departamentit të Edukimit Fizik). Falenderojmë skuadrën për emocionet që dhuruan.

“Në edukimin e të rinjve nuk luajnë rol vetëm psikika dhe intelekti, por edhe ana fizike… ”          -Pierre de Coubertin.

Çdo fundvit tashmë në shkollën tonë është traditë zhvillimi i ditës olimpike, që prej vitit 2004, ku rreth 120 nxënës marrin pjesë në vrapimin masiv për ndezjen e flakës olimpike. Kjo ditë ndërthuret me aktivitetin artistik, i cili zhvillohet prej shumë vitesh duke krijuar një atmosferë sportive dhe festive, duke marrë pjesë në të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollës. Në këtë ditë Olimpike, nxënësve më të dalluar të aktviteteve sportive u shpërndanë çertifikata dhe kupa.
Departamenti i Edukimit Fizik në këtë vit shkollor realizoi 120 aktivitete sportive nga të cilat: A) 80 ndeshje midis klasave në Futboll, Basketboll dhe Volejboll (djem & vajza); B) 10 raunde në kampionatin e Shahut; C) 30 ndeshje te zhvilluara nga ekipet perfaqesuese te shkolles ne Basketboll dhe Volejboll (djem & vajza), Futboll; D) 600 është numri i nxënësve pjesëmarrës…Shifra që flasin qartë për realizimin e qëllimit që departmenti i ka vënë vetes detyrë në fillim të vitit shkollor. Sigurisht që në çdo vit ne ofrojmë surpriza të reja, ndaj mos nguroni te përgatiteni për aktivitetet e njëpasnjëshme që organizon departamenti sportiv.
I urojmë edhe këtë vit sportistëve tanë një vit të mbarë. Urojme që të mbahen nga duart e Fultzistave sa më shumë kupa te tjera sportive.