Marshimi i grave

Nëse jeni lodhur nga “llomotitjet” për të drejtat e femrave, të cilat ju supozoni se i kanë fituar të gjitha, mendoj se ky artikull është i duhuri për ju.

Si qytetarë të shqetësuar, të ngritur në këmbë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Marshimi Global i Grave synoi të rrisë numrin e koalicioneve që do të marrin pjesë në marshimet e ardhshme globale, duke vazhduar të organizojnë fushata të tjera. Marshimi Global i Grave fuqizoi dhe ndërtoi një rrjet të qëndrueshëm global i cili do të organizojë fushatat e ardhsme ne mbështetje të vlerave progresive, duke përfshire ato të femrave.
Marshimi Global i Grave është një lëvizje proaktive ndërkombëtare, jo një protestë për zgjedhjet politike të ShBA-së.
“Ne nuk mund të arrijme suksesin kur gjysma jonë është e frenuar,”- thotë Malala Yousafzai.

Sigurisht, suksesi nuk mund të arrihej me nje protestë të vogël në Washington DC, por megjithatë kjo ishte ideja fillestare e Teresa Shook në Haëaii, e ndikuar prej zgjedhjes së presidentit të ri, Donald Trump dhe pikëpamjeve të tij në lidhje me të drejtat e femrave. Një ide e cila u hodh në rrjetin social, Facebook, vetëm sa për të ftuar miqtë në një marshim në formë proteste në DC. Një faqe e tillë u ndoq edhe prej disa të tjerëve duke bërë qindra femra të regjistronin pjesëmarrjen e tyre në marshim. Kështu, Evvie Harmon, Fontaine Pearson dhe Breanne Butler vendosen te unifikonin faqet dhe fuqine e tyre për të krijuar faqen zyrtare të Marshimit të Grave në Ëashington.

Në këtë problem jemi të gjithë femrat bashkë, kështu suksesi më 21 janar 2017 nuk u arrit me vetëm me protestat në ShBA, por me rreth 673 protesta 81 shtete të tjera. E dini? Është demonstrata më e madhe politike në Washington që prej protestave kunder luftës në Vietnam ne 1960-1970. Në të morën pjesë femra dhe meshkuj po ashtu (nuk është e thënë të jesh femër për të qenë feministe) të të gjitha etnive, racave dhe bindjeve seksuale. Diversiteti i tyre, sic thonë, është forca e vendit të tyre.

“Ne qëndrojmë së bashku në solidaritet me partnerët dhe fëmijët tanë për mbrojtjen e të drejtave tona, sigurinë tonë, shëndetin tonë dhe familjet tona – duke pranuar se diversiteti dhe gjalleria e komuniteteve tona janë forca e vendit tonë.”

Megjithë qëllimin kryesor mbrojtjen dhe mbeshtetjen e të drejtave të femrave, u protestua dhe për mbrojtjen e të drejtave të LGBT-ve, për barazi gjinore, për barazi raciale, për reformat e emigrantëve dhe të drejtave të tyre, për të drejtat e riprodhimit, të punëtorëve dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Femrat nëpër botë nuk do të mjaftohen me kaq. Suksesin e 21 janarit do ta pasojnë fushata e marshime të tjera nëpër të gjithë botën.