Ese “Kohë Covid-i”

Përpara periudhës së Marsit kishim shumë miq me të cilët dilnim dhe
kalonim kohë me ta, kurse tashmë “miqtë” të cilët na shoqërojnë çdo ditë,
dhe janë bërë të pandashëm nga ne, janë maska, dorezat dhe dezinfektuesi.
Janë disa “miq” që ndoshta janë të padëshirueshëm, por jemi të detyruar t'i
mbajmë me vete kurdo që hedhim një hap jashtë derë së shtëpisë.
Ky virus solli një distancim mes njerëzve; të afërm e të largët, dhe bëri që të
mungonin përqafimet mes njerëzve që duheshin. Solli një situatë ku
njerëzit u kufizuan brenda katër mureve të shtëpisë, duke i bërë ata të
përjetojnë një periudhë shumë të vështirë.
Pati shumë kufizime, të cilat nuk ishin të lehta për ne pasi po përballeshim
me diçka që nuk e kishim hasur më parë. Por, a e dini për çfarë ndjej më
shumë keqardhje, dhe mendoj se duhet te jem disi me fat që jam në këtë
gjendje të mirë shëndetësore, duke parë situatën rreth e qark?
Mërzitem për ata njerëz të cilët luftuan me jetën dhe nuk ia dolen t’i bënin
ballë kësaj fatkeqësie që erdhi pa dëshirën e tyre.
Mërzitem për ata mjekë, të cilët më duhet t’i quaj heronj, të cilët kanë frikë
se duke u përkujdesur për dikë me virus, nuk mund t’i japin një përqafim
familjarëve të tyre. Ndjej keqardhje dhe për ata që për shkak te krizës
ekonomike që virusi shkaktoi, pësuan humbje dhe nuk ja dolën të arrinin
aty ku ata donin dhe pse mund të kishin punuar fort, por muajt e
pandemisë bënë që ekonomia e tyre të pësonte ulje të mëdha.
Sa e çuditshme është jeta… Të mendosh se je duke e jetuar atë në mënyren
më të mirë të mundshme, dhe vjen diçka si ky virus dhe shkatërron çdo gjë.
Virusi erdhi dhe nuk dihet nga çfarë, ku dhe pse. Këto janë pyetje që nuk e
kanë e një përgjiigje dhe mesa po shoh do të duhet një kohë e gjatë për t’i
dhënë përgjigje. Përveç shëndetit fizik, duhet të ruajmë dhe atë mendor,
pasi kjo nuk është një kohë që duhet të demoralizohemi, por të mendojmë
për më të mirën pasi ende ka shpresë.

Recommended Articles