Maradona, portreti i një figure jashtë serie

Futbollistë si Messi, Pelè, Ronaldo e të tjerë, në kohë të ndryshme, në
skuadra të ndryshme kanë qenë më të mirët. Por, Diego Armando
Maradona dinte si të transformonte një skuadër normale në më të fortën.
Diego ishte i veçantë dhe shumë ndryshe nga të tjerët. Ishte më i madhi.
Asnjë “paralele" nuk mund të hiqet midis tij dhe të tjerëve. Asnjë nuk ishte
aq i madhërishëm sa ai. Maradona ishte “magjik". Ai kishte aftësinë të
transformonte humbësit në fitues dhe të fundit t’i nxirrte në rreshtin e parë.
Vetëm ai ia dilte kështu. Kjo ishte magjia e një kampioni të paimitueshëm,
“Këmba e djathtë e Zotit".
Fitoret më të bujshme të cilat janë fitorja e kampionatit botëror nga
Argjentina dhe 2 fitoret me Napolin, janë të gdhendura në memorjen e të
gjithësecilit. Jo vetëm një fenomen i papërseritshëm, por ishte diçka më
shumë. Nuk ishte vetëm i madh; ishte lojtari me afër njerëzve, ishte simbol
jo vetëm brenda fushës, që do ishte e mjaftueshme, por për të gjithë botën e
“topit". I paarritshëm falë një të majte magjike dhe një zgjuarsie tipike e një
djali të rritur në rrugë.
Kishte personalitet, dinte si të merrte përgjegjësi. Nuk sprapsej kurrë. U rrit
në varfëri e nuk i harroi vuajtjet e fëmijërisë edhe kur u bë i pasur. Ishte
bujar e përfaqësonte më së miri çështjet e më të dobtëve.
Qe unik, më shumë se një kampion. U nda nga kjo jetë në moshën 60
vjeçare, kur mendonte se edhe kësaj radhe do t'ia kishte hedhur. Kishte
qenë dhe herë të tjera buzë vdekjes, por ia kishte dalë gjithnjë.
Jashtë fushës ai bënte një jetë jo të rregullt;kokainë; miqësi jo të mira, etj.
Droga e kishte shkatërruar, miqësinë me Fidel Costro-n, raportet me
Chavez-in; një jetë me ulje-ngritje, por asnjëherë banale.
Kështu u shua ylli i futbollit, të cilin, mijëra tifozë e ndoqën dhe të tjerë e
adhuruan pas ekranit te televizionit.
Lamtumirë, “El Pibe de Oro"!

Recommended Articles