Traditë Ekselence

Teksa vjeshta trokiti në vendin tonë, në të njëjten kohë Instituti “Harry Fultz” hapi dyert për studentët e tij. Ndonëse pas një vere të ngarkuar, me lajme jo
të këndshme, si dhe një situate komplekse të virusit Covid-19 në Shqipëri, ku numrat kohët e fundit kanë qenë në rritje, Fultz-i vendosi të mbajë përsëri kurorën e liderit të mësimdhënies edhe përgjatë kohëve ku durimi dhe besimi ynë testohet. Ky vit nisi njësoj si ai që lamë pas, me një mësimdhënie hibride mes asaj fizikisht dhe online. Përdorimi i ambjenteve bashkëkohore që ofron shkolla, është pika kyçe e realizimit me sukses të kësaj mësimdhënie. Klasat e mëdha janë të mbushura deri në gjysmën e kapacitetit
te nxënësve dhe pjesa tjetër ka mundësinë e ndjekjes së mësimit përmes aplikacioneve që ofron G Suite.
Ambjentet sportive i ofrojnë të gjithë nxënësve mundësinë e shfrytëzimit, duke ruajtur edhe shëndetin e tyre në të njëjtën kohë. Nuk mund të lëmë pa për- mendur edhe laboratorët të cilët na lejojnë të prekim më nga afër çdo gjë të shkruar bardh e zi në librat tanë.
Gjatë vitit të shkuar akademik nxënësit kanë patur mundësi të marrin më të mirat e të dyjave opsioneve, si dhe të arrijnë synimet e tyre akademike. Fultz-i i ka përmbushur dëshirat dhe objektivat që nxënësit e tij kanë patur si pikësynim, pavarësisht vështirësive të viteve të fundit. Nëpërmjet standarteve të larta, kushteve bashkëkohore, si dhe nëpërmjet përkushtimit të madh të stafit drejtues, “Harry Fultz” i ka dhuruar nxënësve mësimin që ata meritojnë. Gjithë këto karakteristika dhe më shumë, kanë sjellë përmirësimin e këtij institucioni prestigjoz, që këtë vit feston dhe 100 vjetorin e hapjes së tij.
Në zbatim me rregulloren kundër përhapjes së coronavirus, Fultz-i do të vijojë të organizojë aktivitete, ku në qendër janë nxënësit dhe zhvillimi i tyre akademik, si edhe patjetër fizik. Ashtu si vitet e kaluara , ku Fultz-i ka tejkaluar sfida të mëdha me sukses dhe këtë vit të ri 2021-2022 do të provojë sërish që është “Traditë ekselence”.

Recommended Articles