Festat e 28-29 Nëntorit në Harry Fultz

Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, nuk mund të mungonte e festave të 28-
29 Nëntorit. Në bazë të masave kundër COVID-19, klubi “Miqtë e
librit” me në krye mësuese Dhurata Tahiri, gjatë ditës së premte
organizoi një veprimtari në ambjentet e bibliotekës së shkollës.
Në këtë aktivitet, i cili u prezantua nga Redina Zeneli, u paraqitën
projekte në PowerPoint nga Lora Shima dhe Lorna Lelçaj. Nga Elena
Llalla, Merita Hima dhe Ina Plaku u interpretuan vjersha, ndërkohë që
Antonela Shehu, e cila kishte shkruajtur një poezi, bëri gjithashtu edhe
një prezantim.
Një video e krijuar nga nxënësit Norik Beqiri dhe Edmal Tahiri u
paraqit për audiencën e kufizuar pjesëmarrëse në aktivitet. Dhe për të
përmbyllur këtë organizim festiv, Jormisa Sefa dhe Niki Zaimi
interpretuan këngën e Vaçe Zelës, “Rrjedh në kengë e ligjërime”.
Nxënësit e ftuar arritën të mësonin më tepër për historinë e shqipërisë
nën një atmosferë festive, të krijuar nga “Miqtë e librit”.

Recommended Articles