Veprimtari ndërlëndor: Letërsi – Gjeografi

“Peizazhet gjeografike frymojnë e marrin jetë në shpirtrat poetikë”
Këtë muaj, në mjediset e shkollës është zhvilluar një veprimtari ndërlëndor
mes lëndës së letërsisë dhe asaj të gjeografisë. Kjo veprimtari synoi
evidentimin artistik të veprave që pasqyrojnë me aq dashuri bukuritë e
jashtëzakonshme të natyrës dhe peizazheve shqiptare nga shkrimtarë të
njohur të letërsisë shqipe dhe asaj të huaj.
Natyra e bukur shqiptare, me klimën e saj të larmishme ku kombinohet ajo
mesdhetare fushore me ate kodrinore, paramalore e malore e deri në
klimën kontinentale; me relievin shumëformësh, me “malet e larta” e “lisat
e gjatë” me “fushat e gjera me lule” me “lumenjtë e kulluar” e “pyjet e
gjelbëruar” si dhe “liqenet e larmishëm”, kanë frymëzuar në vazhdimësi
shkrimtarë e poetë vendas dhe të huaj.
Askush nuk mund të harrojë, e të mos ndihet krenar me përshkrimet e
natyrës shqiptare nga poeti i njohur anglez Lord Bajron, poezitë e Naim
Frashërit, poezitë e bukura të Lasgushit për liqenin e Poradecit dhe “kroin e
fshatit”, poezitë e Bilal Xhaferrit mbi Kosovën dhe trevat shqiptare ne ish-
Jugosllavi e deri tek Ismail Kadare që e lartësoi qytetin e gurtë të
Gjirokastrës në veprën e tij apo dhe Dritëro Agolli që i këndoi Devollit të
fëmijërisë së tij.
Veprimtari të tilla i shërbejnë nxënësve në edukimin patriotik dhe
dashurinë për atdheun, sidomos në momentin aktual ku po vërehet
tendenca e largimit në masë të të rinjve nga vendi, në kërkim të një jete më
të mirë përtej kufijve tanë.
Kjo veprimtari u realizua nga nxënësit e viteve të dyta të drejtimit
elektronikë dhe gjimnaz, nën drejtimin e mësueses së gjeografisë, Lira
Musollari dhe mësueses së letërsisë, Alma Berberi.

Recommended Articles