Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga bukuritë dhe plazhet e saj natyrore. Mjafton të mendosh për brigjet e saj, që zgjasin qindra kilometra përgjatë Detit Adriatik. Shumë plazhe shfaqen gjysmë të boshatisura, kurse disa të tjerajanë të pajisura me struktura e infrastruktura. Brigje me rërë e det të kristaltë, apo panorama spektakolare që nuk kanë asgjëpër t’i pasur zili Greqisë e Kroacisë. Madje gëzojnë avantazhin e të qenit ende shumë më ekonomike sesa destinacionet turistike fqinjë.
Plazhi i Kakomesë:
Ndër vendet më joshëse është gjiri i Kakomes, një nga zonat mëtë bukura detare të bregut ballkanik, pjesë e komunës sëLukovës, është një nga perlat e natyrës shqiptare. Kakome ështënjë fshat i vogël me një plazh të mrekullueshëm. Aty shkohet me anije dhe me makinë. Mund edhe të shkoni me not nga njëri skajtek tjetri. I vendosur në një gji të vogël detar dhe i rrethuar ngamale të larta plazhi është padyshim një bukuri e rrallë natyrore.
Plazhi i Ksamilit:
Fakti që territori i ishullit të Ksamilit është pjesë e ParkutKombëtar të Butrintit, ku gjenden edhe rezidenca arkeologjike tëantikitetit, ka kontribuar sigurisht për të ruajtur të pacenuar,pothuajse të gjithë peizazhin përrallor. Det me ujë të kulluar, plazh me rërë të bardhë dhe mundësia për ekskursione tëpaharrueshme e bëjnë Ksamilin destinacionin më të mirë përpushime verore në Shqipëri.
Plazhi i Gjipesë:
Bëhet fjalë për një plazh më të qetë sesa fqinjët, Dhërmi e Jalë, teksa servir rërën fine dhe një det të kaltër që duket sikur tëtërheq vetvetiu. Për të mbërritur aty, duhet të parkosh makinënnë fund të rrugës dhe të ecësh për 10 minuta në këmbë. Pikërishtky izolim kontribuon për ta bërë një përvojë unike.
Gjiri i Gramës:
Gjiri i Gramës në zonën e Vlorës është një nga ato pamje që të lëpa fjalë. Ngjan me imazhet ekzotike të plazheve të largëta. Ndodhet në fund të shpatit perëndimor të Karaburunit. Kjo zonëdetare ka shërbyer si vend strehimi për anijet që ishin nëvështirësi përgjatë bregdetit të rrezikshëm në kohë të keqe. Fillimisht ka shërbyer si një zonë e shfrytëzimit të gurit,gjurmët e të cilave shfaqen sot në të dy shpatet. Emri është ilidhur në mënyrë eksplicite me mbishkrime të gdhendura nëantikitet.
Plazhi i Jalës:
Një tjetër mbrekulli e bregdetit Jon. Plazhi i Jalës është një ngaplazhet më të bukura të vendit dhe vitet e fundit ështëpërmirësuar shumë infrastruktura, rruga, alternativat e argëtimit, paketat, reklamimi. Grupe të shumta të rinjsh kanë zgjedhur tëpaktën një herë një nga paketat e thjeshta që ofrohet ngaorganizatorët.
Dhërmi:
Është ndoshta destinacioni bregdetar më i njohur në Shqipëri, me plazhe tërheqëse dhe një fluks turistik të kënaqshëm. Përtejplazhit kryesor, që është gjithmonë i mbushur, mund të gjendenkënde të qeta në plazhe më të veçuara. Larg nga periudha ekulmit të sezonit, ndër të tjera, plazhet më të izoluara mund të jenë plotësisht në dispozicionin tuaj.
Lukovë:
Gjendet 22 km në veri të Sarandës, qytet ku mund të merretedhe trageti për në Korfuzin e afërt. Është një zonë, që mbushetme turistë në periudhën e kulmit të sezonit, por nëse vizitohet nështator mund të jetë vërtet parajsë. Plazhet e mëdha thuajse tëboshatisura, përkrah detit të kristaltë, përfshijnë në “krahët e tyre” pushuesit fatlumë.
Plazhi Palasë në Vlorë:
Plazhi Palas i Vlorës, për shembull, meriton sigurisht njëqëndrim të gjatë. I shtrirë në bregun e shkëlqyer që përfshinQafën e Llogarasë dhe Sarandën, ai karakterizohet nga shtëpizatë bardha dhe fshatra të vogla, të cilat shtrihen në një zonë të artëtë rrethuar nga natyra e bukur.
Velipojë:
Është një plazh i madh prej rreth 14 km gjatësi që shtrihet nëVeri të Shqipërisë, pak kilometra nga kufiri me Malin e Zi dheplazhit të famshëm malazez të Ulqinit. Mes veçantive të tij ështëpadyshim rëra: studimet kanë treguar se është e pasur me joddhe ka një vlerë kuruese mjekësore. Pavarësisht klimësmesdhetare, gjendet në një nga zonat më të lagështa të Evropës.
Shëngjini– “Rana e Hedhun”:
Natyrisht ekzistojnë edhe shumë plazhe të tjerë, disa prej tëcilëve sigurisht janë të famshëm, por edhe të tejmbushura. Shëngjini është njëri prej tyre, në veri të Shqipërisë, pakkilometra nga qyteti i Lezhës. Meqenëse ka fluks të madhturistik nuk mungojnë hotelet dhe mundësia e prenotimit. “Rana e Hedhun”, kjo pjesë e bukur e tokës është e vendosur midis drurëve me pisha, mbetet një atraksion për t’u zbuluar.