Ngarkesa e madhe mësimore, e cila vjen domosdoshmërisht me nisjen e një viti të ri shkollor, 2 vitet e fundit gjithashtu të ndërthurur me lajmet e vazh- dueshme për situatën botërore të shkaktuar nga Covid-19, nd- ikojnë drejtpërdrejt në gjendjen emocionale të nxënësve dhe të rinjve, kudo që ndodhen.
Departmenti i Edukimit Fizik në institutin “Harry Fultz”, ka vendosur që çdo ditë, për nxënësit e Fultz-it, të ketë aktivitete të veçanta për të shijuar ditët e bukura me diell, si edhe lojra të ndryshme, të cilat na përmirësojnë jo vetem gjendjen tonë fizike, por dhe atë emocionale.
Në ditën e parë të shkollës, këtë shtator, në “Harry Fultz”, përgjatë pushimit të madh, ambjentet e shkollës janë “pushtuar” nga muzika e këndshme, e shoqëruar me sporte të ndryshme të cilat luhen pikërisht nga nxënësit e kësaj shkolle. Çdo nxënës që ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë, ka patur mundësi t’i bashkohet këtyre aktiviteteve kaq zbavitëse si dhe relaksuese. Këto aktivitete janë zhvilluar në kuadër të Javës Europiane të Sportit “Beactive” e zhvilluar në datat 23-30 shtator 2021.
Kjo veprimtari është një prej iniciativave kryesore të Komisionit Evropian në fushën e sportit. Nëpërmjet “Beactive” organizatat sportive, institucione të ndryshme, ekspertë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, mbështeten në zhvillimin e strategjive për rritjen e pjesëmarrjes në veprimtari fizike e sportive (dhe të lidhura me to), për të konsideruar sportin si veprimtari që bashkon komunitetet në mënyrë argëtuese e festive. Në këtë iniciativ të Bashkimit Europian, këtë vit ka marrë pjesë edhe shkolla jonë e cila dukshëm ka shkëlqyer!
Të gjithë i jemi falenderues stafit drejtues, Departamentit të Edukimit Fizik dhe sigurisht Komisionit Europian për këtë iniciativë kaq të rëndësishme e argëtuese për të cilën urojmë të arrijë objektivat e vendosura për fushën e sportit, një fushë e lidhur direkt me shëndetin tonë.