Frikë jo Kujdes po!

Kështu ka nisur veprimtari i rradhës në mjediset e bibliotekës. Kjo veprimtari u
zhvillua nga “Klubi i Ekologjisë” nën kujdesin e mësueseve të Biologjisë, Enilda dhe
Dhurata. E ftuar në këtë veprimtari ishte mjekja virologe, Olta Petri. Nisur nga
përhapja e shpejtë e Covid-19 si dhe tematikat e trajtuara në lëndën e biologjisë,
nxënësit e klasave: X-6 dhe X-9 kanë ndjekur me interes prezantimet e realizuara
nga vetë ata, duke u njohur më mirë me gjendjen aktuale në vend.
Mjekja ka folur për shpejtësinë e përhapjes së këtij virusi, tashmë një problem global.
Gjithashtu ajo u ka treguar për kujdesin që duhet të tregojnë nxënësit për të mbrojtur
veten dhe sidomos prindërit dhe gjyshërit që rrezikojnë më shumë. Statistikisht,
mosha më e prekur është 55-64 vjeç, sipas Instituti të Shëndetësisë, dhe numri i
rasteve aktive ka arritur 17719. Kujdesi dhe vigjilenca na bie në shpinë ne për t’i
mbrojtur të tjerët, sidomos me numrin e të vdekurve që shkon në 18 brenda ditës,
dhe të të shëruarve që arrin 403.
Por të mos harrojmë se jeta është e bukur dhe duhet jetuar në çdo kohë edhe në këtë
periudhë ku duhet të tregojmë kujdes maksimal. Mjekja premtoi të vinte përsëri pasi
u ndje mirë mes nxënësve tanë dhe masave të marra nga Instituti ynë për mbrojtjen e
gjithësecilit.

Recommended Articles