Deklarata e virologut gjerman: Virusi që po përhapet tani nuk është ai i Wuhanit

“Virusi që po përhapet në të gjithë botën tani, nuk është ai i Wuhanit, por i Italisë
Veriore”- thotë virologu i mirënjohur gjerman, Alexander Kekulé, në një deklaratë të
fortë gjatë një emisioni në rrjetin gjerman ZDF. Sipas tij, drejtorit të Institutit të
Mikrobiologjisë Mjekësore të Universitetit Halle, virusi aktualisht në qarkullim është
në të vërtetë një variant që është shfaqur në Italinë Veriore, shumë më ngjitës se
virusi i shpërndarë në Wuhan.
“Aktualisht 99.5% e të gjitha rasteve globale mund të gjurmohen gjenetikisht në
virusin e Italisë Veriore. Edhe rastet aktuale në Kinë janë importuar nga Evropa dhe
pjesa tjetër e botës”, tha mes të tjerash Kekulè.
“Dallimi është se në Wuhan nuk e dinin se me çfarë kishin të bënin, ndërsa
paralajmërimet nga Kina kishin mbërritur në Italinë Veriore, por u injoruan për një
kohë të gjatë”, thotë virologu.
“Në Kinë, nga ana tjetër, virusi do të ishte vënë nën kontroll duke përdorur metoda
që ne nuk i pranojmë këtu”, shtoi ai.

Recommended Articles