Pra ja ku jemi, në fund të këtij viti aq sa të lodhshëm, aq ndoshta edhe ndikues për secilin prej nesh. Edhe pse ndoshta një prej viteve më të “shkurtër”, është ndjerë gjatë… shumë gjatë! Një vit i tejzgjatur ku, orët, ditët dhe muajt, përziheshin në një koncept të vetëm kohor por pa kuptim. Ditë të lodhshme ngjeshur pas kompjuterit në mësim ose në punë online, dhe netë të gjata zgjuar nga pagjumësia prej frikës dhe stresit. E njëjta rutinë, të njëjtat veprimtari, ditë pas dite deri në pikën ku ditët u shkrinë me njëra tjetrën dhe humbëm sensin e kohës. Nuk dinim më se cfarë date ishim, thjesht e dinim që ishim prezent në një moment kohor. Por pavarësisht negatives, ky vit na bëri të rikrijojmë kontaktin me veten. Shumë njerëz mund të kenë rinjohur veten këtë periudhë karantinimi. Doemos, duke ndenjur 24/7 të kyçur në mendimet tona, diçka do të dilte në dritë. Jemi bërë më të fortë, më të çiltër, më të dashur; kemi fituar cilësi karakteri të cilat ishin të domosdoshme për të kaluar vështirësitë që sillte vetmia.

Recommended Articles