Situata e krijuar solli jo pak probleme në menaxhimin e mësimdhënies. Një falenderim
për të gjithë stafin që në kohë shumë të shkurtër ju janë gjetur pranë nxënësve të tyre.
Nuk mund të them se nuk ka vështirësi por po punohet vazhdimisht në zgjidhjen e pengesave
që mund të sjelli kjo mënyrë e re e mësimdhënies së përzier.
Shkolla në mars të këtij viti, që në ditët e para, duke ndjekur dhe situatën e rënduar nga shtetet
e huaja filloi të marrë masa për të trajnuar mësuesit me platformën Google Classroom.
Për pjesën e trajnimit u morën mësuesit: Jurgen Metalla, Enida Dhoska dhe Igli Llambiri.
9 mars 2020, dita e fundit në shkollë.Trajnimi për përdorimin e platformës vazhdoi dhe në distancë.
Në një kohë të shkurtër, edhe pse trajnimi nuk arriti të përfundohej me platformën Google
Classroom, puna e pandalur dhe dëshira e të gjithë stafit bëri të mundur krijimin e klasave
virtuale në mënyrë që mësimi të vazhdonte dhe në këtë situatë të re.
Pak ditë pas ditës së hënë, datë 9 mars 2020, shumë shpejt u morën masat falë dhe
komunikimit të vazhdueshëm të mësuesve dhe stafit drejtues me nxënësit dhe prindërit duke
shpjeguar se si do të realizohej mësimi në distancë.
Në të gjithë periudhën e pandemisë është punuar nga të gjithë, gati pa pushim.
Arritëm me sukses të përfundonim vitin akademik 2019-2020, një vit i vështirë dhe me shumë sfida.
Situata ishte ende e paqartë pasi komunikimet zyrtare ishin afat shkurtra, çdo gjë ndryshonte
ditë pas dite. U vu re se duheshin marrë masa për vitin i ri akademik 2020-2021.
Në korrik filluan sërish trajnimet më të thelluara për të pregatitur stafin tashmë të mësuar me
platformën në distancë.
Drejtoria bashkë me grupin e punës që u ngarkua u mblodh për të përcaktuar realizimin e
detyrave të nevojshme për zgjidhjet e çfarëdo situate.
Stafi me në krye drejtorin dhe drejtoreshën përbëhej nga mësuesit: Ernaso Kerbizi, Igli Llambiri,
Jurgen Metalla dhe Enida Dhoska të cilët u ngarkuan për vendimet dhe zgjidhjet që duheshin
bërë për të paraprirë situatat e reja.
Vendimet që u morën:
- Mësimi do të zhvillohej sipas modelit italjan të asokohe; pra çdo klasë do të ndahej në dy grupe dhe mësimi do të ndiqej njëkohësisht nga të dy grupet, në klasë dhe në shtëpi online në të njëjtën kohë.
- U përcaktua platforma që do të përdorej online: Google Suite Educational.
- Plotësim i infrastrukturës për një rrejt të sigurtë. 4. Plotësim i pajisjeve dhe mjeteve në çdo klasë për të realizuar këtë lloj mënyre të re mësimdhënie.
- Trajnim i mësuesve me platformën Google Classroom, Google Meet dhe Google Form.
Komunikimi me kompaninë Google për të marrë platformën Google Suite Educational, hapja e
adresave për të gjithë nxënësit dhe stafin akademik ju ngarkua mësuesve Ernaso Kerbizi dhe
Igli Llambiri.
Plotësim i infrastrukturës, pajisjeve dhe mjeteve për të siguruar mësimin në distancë ju ngarkua
mësuesve Igli Llambiri dhe Ernaso Kerbizi.
Trajnimi i mësuesve ju ngarkua mësuesve: Jurgen Metalla, Enida Dhoska dhe Igli Llambiri.
Trajnimet u kryen në korrik dhe shtator ( dy trajnime 3-ditore ) 14 shtator 2020, nis viti i ri akademik.
Ngarkesa ishte e madhe, emocionet gjithashtu, megjithatë, ne ishim gati.
Filloi, çdo gjë me sukses.
Mësuesit ishin gati, nxënësve ju dërguan udhëzimet në postën elektronike të dhënë nga shkolla
në përdorimin e platformës së re Google Suite Educational si dhe u udhëzuan në shkollë se si
do të zhvillohej viti i ri akademik.
Ishte emocionuese edhe pse e vështirë dhe u desh shumë punë nga të gjithë që të arrinim në
një nisje të sukseshme.
Fillimi ishte i vështirë për shumë arsye. Një pjesë me të drejtë nuk kishte dëshirën të qëndronin
një javë në shtëpi kjo dhe duke dëgjuar zgjidhjet që kishin bërë shumë shkolla të tjera duke
përzgjedhur variantin e mësimit me orë të reduktuar dhe me turne.
Shkolla jonë mori një nismë shumë të rëndësishme e cila bazohej në dhënien e mësimit sa më
cilësor si mision i saj kryesor në një eksperiencë shekullore, kjo edhe përpara kësaj situate të re
të krijuar. Këtë gjë e bëri duke investuar aty ku duhej në kohën e duhur.
Duhen falenderuar prindërit dhe nxënësit që janë përshtatur me këtë mënyrë të re të mësimit të
përzier që edhe pse në fillim pak skeptik sot mendoj se janë bindur që zgjidhja ishte ajo e
duhura.
Shkolla Harry Fultz me nismën e marrë njëkohësisht realizon disa qëllime si; mësimdhënia
cilësore dhe pregatitjen e nxënësve me platformën dixhitale tashmë kërkesë e padiskutueshme
në treg.
Çdo ditë në platformën online punojnë gjatë orëve të mësimit dhe më pas në shtëpi rreth 60
mësues dhe rreth 1000 nxënës.
Nisja e vitit shkollor me metodën e përzier të mësimdhënies dhe në përputhje me masat e reja
anticovid përcaktoi dhe disa rregulla në përdorimin e platformës si:
- Videolidhja në distancë me Google Meet për të ndjekur orët e mësimit.
- Verifikimi i prezencës online.
- Materialet didaktike dhe detyrat ngarkohen nga mësuesit rregullisht në Classroom.
- Nxënësi dorëzon detyrat po në Classroom duke u aftësuar me mjetet e reja dixhitale.
- Kontrolle apo detyra me Google Form për t’u mësuar me metodat e reja që sjell teknologjia.
Derimë tani angazhimi ka qenë pozitiv, shpresojmë që të vazhdojë në këtë mënyrë dhe në të
ardhmen.
Në rast se do të kemi një komunikim nga ministria e arsimit për një situatë më të rënduar,
shkolla është e gatshme të ofrojë shërbimin e mësimdhënies pa u ndalur në distancë pasi ka
marrë të gjitha masat për ta përballur atë.
E ardhmja duket një sfidë e re, për ne në Harry Fultz është një mundësi për t’u zhvilluar të gjithë
së bashku duke dhënë dhe një model të mirë të mësimit të përzier dhe efikasitetit të tij në të
njëjtën mënyrë si po realizohet në shumë vënde të botës.
Angazhimi i përbashkët i shkollës, prindërve dhe nxënësve po sjell rezultate të kënaqshme çdo
ditë e më shumë.
Duke uruar që kjo situatë do të kalojë shpejt, vlen për t’u theksur se shkolla Harry Fultz ka
shënuar një përmirësim të mëtejshëm duke plotësuar mësimdhënien me platformën dixhitale.
Një falenderim për të gjithë stafin e institutit Harry Fultz, nxënës dhe prindër që të gjithë
sëbashku po punojmë çdo ditë e çdo javë për një të ardhme më të mirë. Besoj se brezi i
nxënësve do të dalë më i pregatitur pas kësaj situate duke qenë se edhe vështirësitë që ai po
kalon janë më shumë se në një vit të zakonshëm akademik.