Si të kalojmë festat e fundvitit në pandemi

Për shumë prej nesh, festat janë një kohë për të shijuar traditat, për të organizuar “tubime” të mëdha dhe për të udhëtuar për të parë familjen dhe miqtë. Megjithatë, ky vit është shumë ndryshe. Gjatë një pandemie që po na detyron të qëndrojmë brenda, të ndalojmë së udhëtuari dhe të shmangim kontaktin me të tjerët, ne duhet të festojmë festat në një mënyrë që nuk e kemi provuar kurrë gjatë jetës sonë. Ndërsa është e natyrshme të ndihemi të zhgënjyer dhe të mërzitur, këto rrethana ofrojnë një mundësi për të eksploruar mënyra të ndryshme të festimit dhe lidhjes me të afërmit tanë. Ka shumë gjëra që mund të bëjmë ndryshe nga çdo vit tjetër. Bëhuni krijues. Krijoni paraqitje të kuptimit të festës me dekorime. Nxitini familjarët të vizatojnë dhe të shkruajnë për këto raste të veçanta sepse shkrimi i letrave për veten tonë në të ardhmen është një mënyrë unike për të kapur kujtimet e festës së këtij viti në mënyrë që të mund të reflektoni për to më vonë gjatë jetës. Të gjithë jemi mësuar me ceremoni publike ku argëtohemi me miqtë tanë, por në këtë kohë pandemie është e pamundur. E vetmja mundësi që ne kemi është të marim pjesë në koncerte virtuale duke shmangur kështu dhe grumbullimet e mëdha. Përfitoni nga teknologjia. Bëni një plan me anëtarët e familjes dhe miqtë për t’u lidhur në një kohë të caktuar përmes mediave tuaja sociale të preferuara. Ndani reflektimet tuaja në lidhje me kuptimin e festës dhe mënyrat tuaja të veçanta dhe krijuese të festimit. Kërkojuni të tjerëve, veçanërisht të moshuarve, të tregojnë histori familjare që fëmijët mund të mos kenë dëgjuar kurrë. Ndani traditat. Koha shtesë që shumë prej nesh kanë për shkak të pandemisë na lejon të kalojmë më shumë kohë duke përgatitur ushqime speciale që lidhen me festën. Recetat tradicionale familjare mund të ndahen me brezat e rinj dhe ata mund të mësojnë jo vetëm se si t’i bëjnë ato, por edhe pse këto pjata janë domethënëse. Në sfond muzika e këngëve të festës mund t’i bëjë gjërat të ndihen edhe më festive. Praktikoni mirënjohjen. Edhe në kontekstin e humbjes së rutinës sonë të pushimeve, ne mund të reflektojmë mbi mirënjohjen dhe pranimin. Merrni parasysh të mendoni për ato që keni dhe jeni mirënjohës, në vend që të përqëndroheni në ato që nuk keni. Përqëndrimi në atë që nuk keni, mund t’ju mbajë të mbërthyer në një gjendje emocionale negative. Edhe pse duhet të heqim dorë nga rutina jonë normale, ne ende kemi aftësi për të festuar po njësoj. Vetëm sepse nuk mund të bëjmë atë që bënim në këtë periudhë të vitit, nuk do të thotë se nuk mund të kënaqemi po njësoj. Është shumë e dobishme të mendojmë se si t’i përshtatemi mundësive tona me kushtet aktuale.

Recommended Articles