Festa e Krishtlindjes në periudhë pandemie

"Krishtlindja është familja, miqtë, shpresa, gëzimi, kujtimet, paqja dhe dashuria."
Krishtlindja, dita e shumëpritur, festa e shumëpritur nga të gjitha moshat për një ditë ndryshe.
Ajo është një ndër festat më të dashura për pozitivitetin e përcjellë gjatë pritjes së saj.
Krishtlindja gjithmonë është festuar në mënyra nga më të “zhurmshmet”, me festa nëpër qytete,
lutje në kisha, fishekzjarre apo koncerte. Po si do të festohen këtë periudhë pandemie?
Sapo afron fundi i nëntorit, njerëzit vrapojnë drejt vënies së pemës për festat e fundvitit.
Zbukurojnë ambjentin, vendosin pemën, vishen me të kuqe, përgatiten shpirtërisht dhe ndezin
dritat e pemës aq vezulluese e plot shpresë për një vit ndryshe, plot dashuri e harmoni, për një
vit gjithmonë e më të mirë se i kaluari.
Ndonëse riti e kërkon ndezjen e dritave në datën 6 dhjetor, këtë vit po shohim ndryshime në
shumë familje nëpër botë, po ashtu edhe në ato shqiptaret, sidomos te vip-at shqiptarë. Përse po
ndizen këto drita shprese kaq shpejt vallë? Shumë individë janë shprehur se, me ndezjen e
këtyre dritave ndjejnë një farë shprese për situatën ku ndodhemi. Shumë njerëz të famshëm në
shqipëri filluan ti ndiznin dritat shumë shpejt, akoma pa mbërritur muaji i festave. Figura të
showbiz-it shqiptar, si Arbana Osmani apo Chiara, ishin të parat që e filluan muajin festiv para
kohe. Chiara madje u shpreh se meqënëse të gjithë po kalojmë shumë kohë në shtëpi, pse mos
t’a nisim më herët periudhën e Krishtlindjeve. Një pyetje që me siguri i ka gëzuar të gjithë
ndjekësit e blogeres. Edhe Arbana Osmani ndau një video ku djali i saj, Joni, shfaqej i mërzitur
pasi dëshironte që ta vinin pemën që në atë moment. Kaq mjaftoi që moderatorja të pyeste
ndjekësit nëse duhet t’ia plotësonte dëshirën Jonit dhe shumica e përgjigjeve ishin Po. Këtë
traditë po e ndjekin shumë ndjekës për ti dhënë shpresa vetes dhe të tjerëve rreth tyre. Por me
ndryshimet që po ndodhin në këtë periudhë, si do te festohen festat në qytete? Askush nuk i ka
dhënë përgjigje kësaj pyetje që kanë njerëzit.
Të gjithë po presim në ankth se si do të festojmë këtë vit, por diçka është e sigurt: askush nuk na
e mposht shpirtin e festave dhe ndjenjave pozitive. Ndezja e dritave të pemës së Krishtlindjeve,
tregon se njerëzit do të jenë aty, për t’i bërë ballë çdo hapi në këtë pandemi; tregon se jeta
vazhdon,me ne më të fortë se kurrë më parë.

Recommended Articles