Klubet në "Harry Fultz"

Me fillimin e vitit të ri shkollor, nisën edhe shumë veprimmtari të tjera të cilat
tanimë konsiderohen si traditë në shkollën tonë.
Klubet janë grupime të nxënësve nga të gjitha vitet, që kanë në qendër një tematikë
të caktuar. Ndonëse nuk janë të detyrueshme, pjesëmarrja nëper klube është shumë i
këshillueshëm. Kjo për shkak se është një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar kohën e
lirë duke mësuar nëpërmjet metodave që janë më interaktive sesa mësimi që ndiqet
rregullisht në shkollë. Gjithashtu, klubet shpesh janë edhe sfidë që nxënësit vënë
ndaj vetes për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e tyre për fusha të caktuara.
Duhet theksuar se organizimi i tyre bëhet pas orës së gjashtë/shtatë me qëllim që të
mos cënohet orari mësimor.
Këtë vit fillimisht do të jenë aktive 15 klube:

  •  Klubi i debatit
  • Klubi i teatrit
  • Klubi i muzikës
  • Klubi i letërsisë
  • Klubi i multimedias
  • Klubi i open-source
  • Klubi social
  • Klubi i gjeografisë
  • Klubi i historisë
  • Klubi i fizikës
  • Klubi i biznesit
  • Klubi i mekanikës
  • Klubi "Miqtë e Librit"
  • Klubi i mendimit
  • Klubi i kimisë

Disa klube e finalizojnë punën e nxënësve nëpërmjet një projekti vjetor, ku mund të
përmendim klubin e teatrit që në fund të vitit paraqet një shfaqe për disa klasa; disa
klube zhvillojnë akivitete apo diskutime ku mund të marrim si shembull klubin e
mendimit tek i cili diskutohet për tema filozofike ose klubin "Miqtë e Librit" ku
shpesh organizohen intervista me autorë e shkrimtarë mjaft prestigjoz; disa klube
zgjedhin të punojnë me mini-konkurse, si ai i multimedias, ku zhvillohen konkurse
fotografie me tematika të përcaktuara; disa klube përfaqësojnë shkollën në konkurse
mjaft të njohura si p.sh. përfaqësia e klubit të debatit, të cilët prej vitesh kanë qenë
pjesë e kompeticionit "ReDebate", sikurse edhe klubi i muzikës që dërgon një apo më
shumë antarë tek "TiranaArtFest".
Regjistrimi në klube u krye përkatësisht në datat 9-10 Nëntor dhe 16-17 Nëntor për
nxënësit të cilët nuk kanë patur mundësi të regjistrohen vitet e mëparshme dhe për
ata nxënës të cilët vijnë për herë të parë ne shkollën tonë. Ndryshe nga vitet e tjera,
këtë vit regjistrimi u mundësua nëpërmjet dy formave. Metoda e parë ishte me anë të
një Google Form të thjeshtë, ku nxënësi plotësonte kredencialet e tij dhe shënonte
klubet ku dëshironte të bëhej pjesë. Ndërsa metoda e dytë, që u ndoq kryesisht nga
vitet e para dhe të dyta, ishte pranë bibliotekës së shkollës ku qendronin disa nxënës

nga përfaqësia e qeverisë së shkollës. Ata qendruan gjatë pushimit të madh, të
gatshëm për t’u dhënë informacionin e nevojshëm të gjithë nxënësve të interesuar si
edhe për të shënuar emrat e atyre që shprehën dëshirën për t’u bërë pjesë e tyre. U
zgjodh kjo mënyrë organizimi për të shmangur grumbullimet për shkak të
pandemisë.
Çdo klub ka një nxënës dhe një mësuese përfaqësuese (veç klubit të muziks,
multimedias dhe social që drejtohen vetëm nga nxënësi/ja përfaqësuese) të cilët janë
respektivisht përgjegjës për organizimin e aktiviteteve si edhe ecurinë dhe
gjithpërfshirjen e pjesmarrëseve në klubin përkatës. Kështu që, në qoftë se nxënësit
hasin pyetje apo kanë pakënaqësi ndaj mënyrës së oranizimit, mund t'i drejtohen
mësueses apo nxënësit përfaqësues dhe nësë nuk marrin një përgjigje konkrete
mund të shkojnë tek përfaqësuesi i të gjitha klubeve, Ared Ruçi.
Fatkeqsisht, disa klube kanë një numër të kufizuar pjesmarrësish, prandaj janë bërë
disa prova ku u përzgjodhën individët që u spikatën si më të zotë, për të qenë pjesë e
klubit. Megjithatë, angazhimet nuk mungojnë as për ata të cilët nuk njihen zyrtarisht
si antarë të këtyre klubeve. Sikurse e përmenda pak më parë, organizimi i çdo klubi
do të jetë pak më ndryshe këtë vit duke qenë se duhet të zbatojmë rregullat e Covid-
19. Për të shmangur grumbullimet, disa klube kanë zgjedhur të alternojnë
veprimtarit pjesërisht online dhe pjesërisht në shkollë. Gjithsesi, secili pjesmarrës do
të kontaktohet nga përfaqësuesi i klubit për t’u informuar mbi gjithçka.
Mund të themi se pas mbledhjes dhe organizimit përfundimtar të nxënësve nëpër
klube, u tregua një interes tepër i lartë. Kjo tregon se Fultz-i është i mbushur plot me
talente nga fusha të ndryshme të jetës dhe është i vendosur për t'i ndihmuar nxënësit
e tij sa më shumë të jetë e mundur.

Recommended Articles