Dita e Rezistencës ndaj Antibiotikëve

Një tjetër veprimtari u realizua nga klubi i ekologjisë nën drejtimin e
mësueseve të lëndës së biologjisë. Në qëndër të këtij aktiviteti ishin dy
përfaqësuese të departamentit të promocionit mbi shëndetin e njeriut tek
ISHP, të cilat u mirëpritën në shkollën tonë.
OBSH, me rastin e “Ditës së Rezistencës ndaj Antibiotikëve”, mori
iniciativën e shpërndarjes së maskave në shkolla e kopshte. Dy
përfaqësueset e realizuan aktivitetin në ambientet e oborrit të shkollës,
duke ruajtur distancimin prej 1.5. Pjesëmarrës ishin nxënësit e viteve të
para.
Ky aktivitet ka si qëllim sensibilizimin mbi përdorimin e antibiotikëve dhe
kujdesin e tyre në përdorim. Logoja domethënëse e maskave: “Përdorini me
kujdes antibiotikët…Nuk janë karamele”, – u bë më bindëse në këtë
aktivitet.
Aktivitete të tjera na presin…

Recommended Articles