Para pak ditësh, në mjediset e auditorit të shkollës sonë, u zhvillua Olimpiada e Letërsisë. Nxënësit e talentuar të “Harry Fultz”, të gjithë ata që e duan librin dhe leximin, punuan esetë dhe komentuan vargje në tezat e dhëna sipas klasave përkatëse. Me penë të brishtë, por të sinqertë, ata hedhin hapat e guximshëm të moshës kah një shtegu të drejtë. Mendimi i tyre i lirë është shpresa e së ardhmes. Është bukur të shohësh të rinj të degëve të ndryshme, që u ndrijnë sytë e zemrat prej frymëzimi. Po sa të mençura sugjerimet tuaja! Ju që nesër do të jeni inxhinierë, ekonomistë apo mjekë me shpirt fisnik, suksese! Fituesit e fazës së parë të Olimpiadës së Letërsisë në rang shkolle janë: 1. Erina Shano 2. Antonela Shehu 3.Drini Beçi 4.Dea Sulejmani 5.Juria Muçobega 6.Edmazyri Ziri 7.Anabel Baliko 8.Arjon Kodra 9.Ani Brahimaj

Recommended Articles