Harry Fultz në debatin e EU4AL

Organizata EU4AL, disa ditë më parë organizoi konkursin e debatit mes shkollave të mesme të Tiranës, konkurs në të cilin ishte pjesëmarrëse edhe shkolla jonë, me një përfaqësim mjaft të fortë dhe dinjitoz. Skuadra e “Harry Fultz” përfaqësohej nga nxënësit: Drini Beçi, Xhuliano Myrta dhe Ergi Hysa. Në fazën e parë të debatit shkolla jonë ishte përballë gjimnazit “A.Z. Cajupi”, një debat mjaft i fortë ku fitimtare doli shkolla “Harry Fultz”. Më pas ishte rradha e gjysmëfinales, në të cilën “Harry Fultz” mundi shkollën “New York High School” duke çuar shkollën tonë në fazën e finales. Në këtë fazë, ekipi i shkollës sonë u përball me shkollën “P.N. Luarasi”. Në fund të këtij debati, skuadra e “Harry Fultz” u rendit në vendin e dytë. Është e rëndësishme të theksojmë faktin se skuadra e shkollës sonë ishte e përgatitur mjaft mirë dhe pati prezantim të një pune serioze, kështu sollëm në “Fultz” trofeun e vendit të dytë mes gjimnazeve të Tiranës.

Recommended Articles