Ditët e fundit portalet dhe mediat më të mëdha në botë janë pushtuar nga nga lajmi se Covid-19 ka pësuar një ndryshim, kështu duke nxjerrë një variant të ri të virusit i cili përhapet shumë më shpejt. Ky variant i ri duket se ka qenë arsyeja se përse Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, ka vendosur që të shtrëngojë masat anti-Covid në një periudhë kur festat e fundvitit po afrojnë. Si pasojë e këtij ndryshimi, OBSH është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përkatëse për të marrë më shumë informacion mbi këtë ndryshim. Shkencëtarët anlgezë bëjnë me dije se ky version i ri përhapet gati 70% më shpejt dhe gjithashtu bëhet me dije, se deri tani, nuk dihet që ky version të jetë më vdekjeprurës apo të jetë imun ndaj vaksinave të cilat kanë dalë në treg. “Ky mutacion i Covid-19 është spikatur dhe në vende të tjera si: Hollanda, Danimarka dhe Austira”, – ka thënë OBSH për BBC. Për shkak të këtij mutacioni, i cili u spikat për herë të parë në Angli, një numër i lartë vendesh kanë mbyllur fluturimet dhr kufijtë me Anlginë, ndër këto vende edhe Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut. Bëhet me dije se vendet si Hollanda e Gjermania janë nën masa të rrepta izolimi deri në datën 1 janar, duke pasur një lehtësim të vogël përgjatë Krishtlindjeve. Gjithashtu pritet që Austria të hyjë në izolimin e tretë të saj pas Krishtlindjeve, bën me dije BBC.