Korrupsioni shpjeguar të rinjve – aktivitet i klubit të librit dhe biznesit.

Muaji Dhjetor solli një tjetër veprimtari organizuar nga klubi “Miqtë e librit” dhe “klubi i Biznesit”. Mes titujve të shumtë që erdhën pranë bibliotekës së shkollës sonë, libri i përzgjedhur për t’u analizuar ishte ai me titull: “Korrupsioni shpjeguar të rinjve” i dy autorëve të mirëfilltë italianë, Raffaele Cantone dhe Francesco Caringella. Aktiviteti u drejtua nga nxënësja Samanta Mesiti, ku fillimisht u përmblodh një historik i shkurtër i jetës së autorëve. Rafaelle Cantone është kryetar i autoritetit kombëtar antikorrupsion, ndërsa Franccesco Caringella kryetar i departamentit të këshillit të shtetit e gjykatës penale në periudhën e “Duarve të pastra”. Ngjarjet fokusohen në Itali, ku gjatë periudhës kohore me “Duart e pastra”, do të gjejmë një sërë hetimesh kundër korrupsionit që nisi në Milano e më pas u zgjerua me një mori arrestimesh duke përfshirë parti politike, sipërmarrës dhe një sërë drejtuesish administratash. Me korrupsion nënkuptohet çdo shkelje e detyrës nga personat zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e nismëtarëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi të drejtpërdrejtë ose indirekt i cili është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë, për veten apo për një person. Nxënësit të cilët analizuan librin kishin zbërthyer çdo detaj në lidhje me korrupsionin, në çdo fushë apo drejtim të jetës. Ngjarjet zhvilloheshin kryesisht në Itali, vend ku ndihej së tepërmi ky term. Çfarë është korrupsioni? Korrupsioni është i njohur që nga kohët më të lashta. Edhe pse ekziston në të gjithë botën, shoqëritë shpeshherë i shmangen diskutimit rreth këtij realiteti. Është gabim të mendojmë se korrupsioni është produkt i vetëm disa sistemeve. Fjala korrupsion është një term i paqartë. Edhe në literaturën profesionale përmban kuptime të ndryshme, pa përkufizim. Perceptimet për të jshumëllojshëmanë aq të shumëllojshme, sa janë edhe organizatat ndërkombëtare qeveritare e joqeveritare. Por në vija të përgjithshme, të gjitha burimet e përkufizojnë korrupsionin si shpërdorim të pushtetit publik për përfitime personale, siç janë marrëveshjet e fshehta në prokurorimet publike ose përvetësimi i fondeve publike. Me një fjalë mund të themi se: çdokush që i shërben vetes, në mënyrë jo morale dhe jo etike, është korruptor. Nxënësit Kejsi Skënderi, Fiona Rako, Mirea Lameborshi, Drini Beçi, Antonela Shehu dhe Samuel Hamiti, kishin ndarë librin në kapituj dhe secili prej tyre dha një analizë të qartë mbi edukimin për korrupsion te të rinjtë, korrupsionin gjygjësor, korrupsioni në banka, korrupsioni në mjekësi etj.Të ftuar ishin nxënësit e klasës X-2 të cilët edhe pse me zgjedhje rastësore, mësuan dhe morën një mesazh të vlefshëm prej këtij libri. Ata dolën nga kjo veprimtari me bindjen që i duhet dhënë fund njëherë e mirë korrupsionit në çdo aspect, si një fenomen shumë i dëmshëm për shoqërinë ku interesat vetjake janë vënë mbi interesat e përgjithshme.

Recommended Articles