Misioni “Crew Dragon” dhe zhvillimet në indsutrinë hapsinore

Një anije kozmike e SpaceX, që mbartte katër astronautë, u lëshua në hapësirë ditën e 16
Nëntorit, duke shënuar fillimin e asaj që NASA shpreson të jenë vitet e bashkëpunimit të
kompanisë dhe Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (International Space Station, ISS).
Prej shumë vitesh, SpaceX ka zhvilluar teknologjinë e rraketave hapësinore, duke kryer
aktualisht rreth 104 lançime të sukseshme, nga të cilat 46 prej tyre janë të ripërsëritura me të
njëjtat rraketa.
"Ju dëshironi të zgjoheni në mëngjes dhe të mendoni se e ardhmja do të jetë e shkëlqyeshme –
dhe kjo është për të qenë një qytetërim hapësinor. Bëhet fjalë për të besuar tek e ardhmja dhe
për të menduar se e ardhmja do të jetë më e mirë se e shkuara. Dhe nuk mund të mendoj për
ndonjë gjë më emocionuese sesa të mendoj këtë dhe të jem mes yjeve.” ka thënë Elon Musk,
edhe vetë krijuesi i kësaj kompanie.
SpaceX ka fituar vëmendje në të gjithë botën për një seri arritjesh historike. Ajo është e vetmja
kompani private e aftë të kthejë një anije kozmike nga orbita “me tokë të ulët”, dhe në vitin 2012
anija e tyre e misionit “Dragon” u bë anija e parë komerciale për të dërguar ngarkesa tek dhe nga
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Është pikërisht modeli i anijes “Falcon 9”, i cili u përdor në misionin “Dragon” të 14 nëntorit dhe
që e shënoi SpaceX-in si kompaninë e parë private që dërgon njerëz në orbitë. Me një lartësi
prej 70 metrash dhe dimatër jo më shumë se 3.7m, kjo anije është e para anjie kozmike e cila ka
mundësinë të “ri-lançohet” në hapsirë.
Astronautët e NASA-s: Michael Hopkins, Victor Glover, Shannon Walker dhe Soichi Noguchi
(një astronaut në agjensinë hapësinore të Japonisë), kanë hipur në një kapsulë të SpaceX që u
ankorua në satelitin e ISS rreth 30 orë pas hedhjes së rraketës nga toka, ku ekipi do të qëndrojë
për rreth 6 muaj. Kapsula kishte një banjë funksionale dhe astronautët kishin kohë për të fjetur
ndërsa raketa, plotësisht autonome, manovronte rreth orbitës dhe ndërsa zyrtarët e SpaceX dhe
NASA-s vëzhgonin udhëtimin.
Duket se i afrohemi gjithënjë e më shumë ëndërrave tona fëmijnore për zbulime të mëtejshme të
hapësirës dhe zhvillimit të turizmit hapësinor. Ndoshta jemi më afër këtyre avancimeve seç e
mendojmë, dhe ndoshta brezi ynë do të mund të arrijë të vëzhgojë hapa të rëndësishëm në
krijimin e kolonive ndërhapësinore. Dëri më tani, NASA po përgatitet për misionin “Artemis”,
për të çuar njerëz në Mars në vitin 2033, dhe koha do të jetë ajo që do të tregojë suksesin e
këtyre misioneve novatore. Me pak fat dhe shpresë, njerëzimi mundet të kapërcejë kufijtë e një
planeti të vogël në një sistem diellor dhe të “thyejë” limimitet që sot na duken gati të
pamundura.

Recommended Articles